Transport falas mbi 3.500 den.

INGCO
1 / 1
Makinë shpuese multifunksionale 4 në 1 brushless 20V 66Nm 2x2.0Ah INGCO CDLI206686
Prek për zmadhim
INGCO
E RE

Makinë shpuese multifunksionale 4 në 1 brushless 20V 66Nm 2x2.0Ah INGCO CDLI206686

7.730 den.

Çmimi përfshin TVSH

Nuk disponohet
Tensioni20 V
Garancia12 muaj
ModeliINGCO CDLI206686
MarkaINGCO
Platforma e baterisë20V P20S INGCO
MotoriBrushless (pa karbone)

Makinë shpuese dhe vidhosëse me bateri, me motor brushless dhe moment rrotullues 66Nm, e cila me ndërrimin e kokës bëhet katër vegla të ndryshme. Kokat hiqen dhe vendosen pa vegël — zhvidhoset unaza, del njëra, klikon tjetra.

Koka me kënd të drejtë e rrotullon burgun anash, kështu që shpon aty ku një makinë e zakonshme fizikisht nuk hyn — mes dy trarëve, brenda dollapit, pas një tubi. Koka ofset e zhvendos mbajtësen anash për vidhosje ngjitur me murin ose në qoshe. Koka metalike vetështrënguese 13mm është për shpim të zakonshëm, ndërsa mbajtësja me çlirim të shpejtë 1/4″ mban bitat dhe ndërrohet me një tërheqje.

Motori është BRUSHLESS (pa karbone): më pak humbje energjie, jetëgjatësi më e madhe dhe kohë më e gjatë pune me një mbushje krahasuar me motorin me karbone.

Dy shpejtësitë e marshit (0-500 dhe 0-2000 rrotullime/min) ndajnë ngadalë-e-fortë nga shpejt-e-butë: e para për vidhosje dhe burgje të mëdha, e dyta për shpim në dru dhe metal. Momenti rrotullues rregullohet në 22+1 pozicione, kështu që vidha ndalet në të njëjtën thellësi në vend që ta shpojë pllakën. Ka bllokim të boshtit, dritë pune LED dhe tregues të mbushjes së baterisë.

Punon në platformën 20V P20S të INGCO — e njëjta bateri shkon edhe te veglat e tjera të asaj serie. Në komplet vijnë dy bateri 2.0Ah, mbushës, 47 copë aksesorë dhe valixhe.

Garancia dhe dërgesa

Garanci 12 muaj me mbështetje lokale. Dërgesë në të gjithë Maqedoninë brenda 24–48 orëve, pagesë me dorëzim.

ModeliINGCO CDLI206686
MarkaINGCO
Tensioni20V
Platforma e baterisë20V P20S INGCO
MotoriBrushless (pa karbone)
Momenti maksimal rrotullues66 Nm
Shpejtësia pa ngarkesë0-500 / 0-2000 rrotullime/min
MarshiMekanik, 2 shpejtësi
Rregullimi i momentit22+1 pozicione
Bllokimi i boshtitPo
Dritë pune LEDPo
Treguesi i mbushjesPo
Kokat (4 në 1)Kënd i drejtë, ofset (me kënd), kokë metalike 13mm (1/2″), çlirim i shpejtë 1/4″
Bateritë2 × 2.0Ah Li-Ion (FBLI20011)
MbushësiFCLI2001, 220-240V ~50/60Hz
Aksesorë47 copë
Në komplet4 koka, 47 copë aksesorë, 2 bateri 2.0Ah, mbushës, valixhe bartëse

Nuk ka produkte kompatibël.

0/1000